Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tirana bën me zemër tifozët bardheblu, thyen Bylis 2-1

19:19 / January 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1
Foto Arkiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana bën me zemër tifozët bardheblu, Majkëll Ngoo shënon në frymën e fundit, mbase golin më të rëndësishëm në aventurën e tij në kryeqytet, një gol tre pikësh përballë Bylis, skuadër që nuk e kishin munduar asnjë herë këtë sezon. Emanuel Egbo vijon mrekullinë e tij, koleksionon fitoren e katërt radhazi duke vendosur bardheblutë në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, një më pak se Kukësi i vendit të parë. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 17-të me një aksion të ideuar dhe finalizuar nga Kale. Samba e brazilianit ishte fantastike duke sjellë festë tek tifozët bardheblu.

Tirana 2

Kryeqytetasit mbyllën në avantazh pjesën e parë ndërsa në fraksionit e dytë kishin mundësi të dyfishonin rezultatin por Torasa u ndal nga shtylla pingule. Në momentin më të mirë të bardhebluve, dy minuta më pas, gjyqtari i takimit Enea Jorgji akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga Doka. Isli Hidi u tregua i saktë nga 11-metra distancë duke barazuar shifrat në 1-1, një gol me shumë peshë por që Hidi e kaloi në heshtje në respekt të kaluarës së tij si bardheblu. Në minutën e 74-ët, Bylis mbetet me një lojtar më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Mëllugjas.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në limitet kohës shtesë, Majkëll Ngoo realizon me dhunë golin e fitores pas një rrëmuje në zonë, një gol që dërgon në delir tifozët bardheblu por solli pakënaqësi tek ballshiotët të cilët mes polemikave largohen duar bosh nga kryeqyteti.

bardheblu tirana tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026

Supergol i Uzunit ndaj Club América, ylli shqiptari shënon dhe dërgon Austinin në çerekfinale

10:45 / August 14, 2026

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

17:11 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.