Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Tirana dhe Prishtina, shtëpia e saj”, prestigjiozja “Daily Mail” thur lavde për Rita Orën

23:15 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rita ora 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rita Ora elektrizoi skenën e madhe në Tiranë, ku shkëlqeu me performancën e saj. Së fundmi, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull këngëtares me famë botërore. “Daily Mail” shkruan për prejardhjen e Ritës, duke theksuar se ajo konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj si edhe Prishtinën. Gjithashtu edhe veshja e saj u komentua, ku media prestigjioze shkroi se veshja e Ritës ishte rrëzëllitëse e plot shkëlqim.

U përmend edhe fakti i momentit kur ajo ngriti me emocion flamurin shqiptar. Rita këndoi këngët e saj hit si: “Your Song” , “Hot Right Now”, “Lonely Together” apo “Anywhere”. Gjithashtu, Rita u nderua edhe nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreal. Kam pasur nderin e madh që m’u dha titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj”, tha ajo.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Ora, ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku u ndal te karriera e së bijës.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”, filloi Vera.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, vijoi më tej.

Daily Mail lavde Rita Ora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.