Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Goguu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drjetësisë, Toni Gogu, zbuloi disa detaje nga takimi që patën deputetët dhe drejtuesit politikë të Tiranës me Kryeministrin Edi Rama.

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës. Një kohë të posaçme dhe të rregullt, kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje”, shkroi Gogu në një postim në Facebook.

“Këtë vendosëm sot, ndërsa zbërthyem së bashku Praninë Besnike. Sepse prania nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo është edhe BESA jonë: kush troket, dëgjohet; çfarë marrim përsipër, ndiqet; çdo qytetar merr përgjigje”.

Kryeministri Rama mblodhi sot drejtuesit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit. Dreka e punës ishte vijimi i mbledhjeve që kryesocialisti ka bërë me ministra dhe drejtues të partisë për strategjinë e re të Partisë Socialiste për sjelljen me qytetarët para zgjedhjeve vendore.

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë patëm një diskutim të dobishëm për organizimin e pranisë besnike, metodologjinë e Besës dhe sistemin e ri të Pasqyrë Albania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale kryeministri Rama.

Në dokumentin e paraqitur theksohet se nuk është sfidë vetëm beteja për faktet, por lufta për perceptimin e realitetit. Sipas socialistëve, kurrë nuk ka qenë më e vështirë të dallohet se çfarë duhet besuar dhe, në leksionet e tyre të brendshme, spikasin tre pika, sipas të cilave një manipulim mund të ushqehet nga një pakënaqësi e vërtetë, një ndjenjë mund të kthehet në fakt nga përsëritja dhe një pakicë e zhurmshme mund të duket si shumicë.

Ky dokument është prezantuar edhe nga drejtuesit politikë në qarqe të tjera gjatë ditës së sotme.

Takimi i Tiranës vjen një ditë pasi, nga paraburgimi, kryebashkiaku Erjon Veliaj la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar, duke ia hequr këtë kompetencë nënkryetares Anuela Ristani.

detaje Gogu ministri oren e degjeses tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Ministri Gonxhja: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

17:20 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.