Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tirana do të mirëpresë takimin vjetor të BERZH-it

12:32 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5022
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, është përzgjedhur për të mirëpritur takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vitin 2028, një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që pritet të sjellë në Shqipëri drejtues institucionesh financiare, përfaqësues qeverish, investitorë dhe partnerë zhvillimi nga dhjetëra vende.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, në përmbyllje të takimit vjetor të BERZH-it të zhvilluar në Riga.

Sipas Yzeirajt, organizimi i këtij takimi në Tiranë përbën një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe progresin e Shqipërisë në rajon, si dhe për partneritetin e qëndrueshëm me BERZH-in, një nga institucionet financiare më aktive në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

BERZH ka investuar afro 2,5 miliardë euro në Shqipëri që prej vitit 1991, duke financuar projekte strategjike në infrastrukturë, energji, sektorin financiar dhe zhvillimin e biznesit privat.

Një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit mbetet modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar, përmes investimeve të BERZH-it dhe institucioneve të tjera financiare evropiane, në funksion të rritjes së lidhshmërisë dhe integrimit të vendit me rrjetet evropiane të transportit.

Po ashtu, më shumë se gjysma e portofolit të BERZH-it në Shqipëri është e orientuar drejt sektorit privat, duke mbështetur sipërmarrjet vendase për të rritur konkurrueshmërinë dhe për t’u përshtatur me standardet e tregut të Bashkimi Evropian.

Mikpritja e takimit vjetor të BERZH-it në vitin 2028 konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të Tiranës dhe Shqipërisë, si destinacion investimesh, biznesi dhe zhvillimi ekonomik.

Berzh takimin tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.