Tirana e nis Vitin 2021 me një goditje në merkato. Teksa 25 herë kampionët kanë bërë të vetin sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Taulant Seferin që vjen në formë huazimi.
Siç edhe sqaron klubi kryeqytetas në faqen zyrtare në “Facebook”, Seferi afrohet te Tirana në formën e huazimit deri në muajin qershor, teksa më pas do të rikthehet përsëri te skuadra e Jang Bojs në Zvicër, e cila zotëron edhe kartonin e tij.
Tirana do të kërkojë përsëri fitimin e titullit kampion dhe këtë e tregon qartë edhe afrimi i një lojtari me peshë si ai i Seferit, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyera edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Futbollisti nga Kumanova luan në qendër të sulmit, por e bën edhe sulmuesin e krahut të majtë.
Ja postimi pak minuta më parë në faqen e klubit 25 herë kampion në lidhje me afrimin e Taulant Seferit…
