Zyrtari i Tiranës Mario Nikolli ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera zbuloi se është kontaktuar klubi i Juventusit për një miqësore me rastin e festimeve të 100-vjetorit të bardhebluve.
“Me Juventusin ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Është disi situatë e vështirë, pas ndeshjet e kampionatit janë shtyrë të gjitha për në verë, por të shohim si do shkojnë punët”, deklaroi Nikolli.