Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tirana gjen portierin e ri, firmos Angelos Tafas

15:20 / July 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KF Tirana vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, duke forcuar ndjeshëm organikën për sezonin e ri. Pas largimit të portierit Gentian Selmani drejt Teutës, bardheblutë kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Angelos Tafas, një emër i njohur në futbollin shqiptar, që më herët ka qenë pjesë e Kukësit dhe Teutës.

Portieri 25-vjeçar është prezantuar zyrtarisht nga klubi kryeqytetas.

“Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijë”, shkruhet në njoftimin e klubit. “I njohur për refleksin dhe përqendrimin maksimal, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.”

Por nuk mbaron me kaq. Tirana ka zyrtarizuar edhe afrimin e mesfushorit Kleandro Lleshi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Kukësin.

“Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend”, njofton KF Tirana.

Lleshi është afrimi i pestë në vetëm dy ditë për klubin më të titulluar të Shqipërisë, pas mesfushorëve Tsotne Patsatsia e Serxho Vogli, sulmuesit Serge Tabekou dhe tashmë edhe portierit Angelos Tafas.

Angelos tafas firmos portierin tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.