Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën dhe PS

21:14 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
edi rama 4
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill.

Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit- Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës.

Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra )

Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra )

Edhe në zgjedhjen e PS si partia  e duhur për të qeverisur vendin  rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra )

Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e  PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).

sondazh 1

Edi Rama grate preferenca sondazh Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.