Bledi Shkëmbi do të kthehet sërish tek Tirana. Ish-kapiteni I Skënderbeut do të jetë përsëri trajner i skuadrës më të shquar të futbollit shqiptar.
Ai do të zerë vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare”.
Detyra e Shkëmbit do të jetë tepër e vështirë pasi ekipi kryeqytetas është në vendin e parafundit në renditje, pra në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria.
Ai rikthehet pas vetëm pak muajve, sepse e drejtoi Tiranën në fillim të këtij sezoni derisa u shkarkua nga presidenti Halili në fund të nëntorit.
Shkëmbi shkëlqeu si futbollist sidomos me Skënderbeun, ndërsa si trajner ka drejtuar disa ekipe si Teutën, Dinamon dhe në Kosovë me Ballkanin e Lirinë e Prizrenit.