Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tirana mikpret Parlamentin Frankofon të Rinisë, Veliaj: Shkëmbejmë eksperienca me të rinjtë nga e gjithë bota

14:33 / July 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 07 10 at 2.09.45 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të mikpresë në fund të korrikut, Parlamentin Frankofon të Rinisë. Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që po mbahet në Kigali, Ruanda.

“Është një kënaqësi e veçantë që Tirana do të mikpresë në fund të korrikut, Parlamentin Frankofon të Rinisë një rast i veçantë, sidomos kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ky vendim u mor në Kigali, një vizitë 24-orëshe, e cila ishte emocionuese edhe per mua personalisht. Ketu kam jetuar para 20 vitesh dhe pashe se si çdo komb mund të ndryshojë”.

Veliaj tha se secili prej kombeve, edhe ata që kanë kaluar historitë më të vështira mund të modernizohen dhe të ecin përpara.

“Imagjinoni ç’mund të bëjë Tirana dhe Shqipëria jonë! Jam shumë entuziast që të rinjtë, çunat e gocat tanë në Tiranë, do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme, që të shkëmbejnë eksperienca me të rinjtë frankofonë nga dhjetëra vende të botës dhe më vjen mirë që për pak ditë, për një javë, Tirana do të jetë kryeqyteti evropian edhe i frankofonisë, dhe besoj shumë që do krijohen lidhje që do të zgjasin sa një jetë”, theksoi Veliaj.

Ky takim vjetor i Frankofonisë Parlamentare bëri bashkë rreth 300 deputetë dhe senatorë, për të debatuar dhe miratuar qëndrime të përbashkëta për çështje të ndryshme.

WhatsApp Image 2022 07 10 at 2.09.45 PM 1
WhatsApp Image 2022 07 10 at 2.09.45 PM 2
WhatsApp Image 2022 07 10 at 2.09.45 PM
WhatsApp Image 2022 07 10 at 2.09.46 PM

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026

Prej dy ditesh i zhdukur, familja dhe miqtë apel për Flamur Kolmarkun, drejtuesin e lartë të Gardës së Republikës për dy dekada

12:01 / June 6, 2026

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

10:40 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.