Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës, flasin për Samitin me 47 liderë

20:24 / May 17, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Samiti i BE2 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike që është zhvilluar në Shqipëri, Komunitetin Politik Europian. Reporterë dhe operatorë nga 47 vende të Europës raportuan në kohë reale zhvillimet e samitit, secili me fokus në temat që prekin vendet nga vinin. Disa prej tyre ndanë me Klan News përvojën e raportimit nga Shqipëria.

“Unë ndodhem këtu në Tiranë si korrespondente e Radio France Internationale (RFI), për të ndjekur nga afër lëvizjet e Presidentit francez Emmanuel Macron, por gjithashtu për të monitoruar ecurinë e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, për të cilat në vendin tonë ka një interes të veçantë”, shprehet Raphawl Delvolvé, Radio France Internationale. Nga Turqia, interesimi ishte i përqendruar te qëndrimet e liderëve evropianë ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin në Gaza dhe përpjekjet për paqe.

“Këtu po mblidhen drejtuesit më të rëndësishëm të Evropës, ndërkohë që ne po ndjekim me vëmendje të gjitha zhvillimet. Situata në Gaza mbetet dramatike dhe po kërkohet një rrugëdalje që të çojë drejt një procesi paqeje. Një tjetër çështje shumë e rëndësishme për ne është marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila ka qenë gjithmonë e veçantë dhe strategjike”, tha Kadija Omary, nga TRT Arabia.

Ndërsa gazetarët spanjollë fokusin kryesor e kishin te siguria, një çështje që mbetet prioritare për vendin e tyre në arenën ndërkombëtare. Edhe pse Tirana i priti me reshje shiu, për shumë prej tyre kjo ishte një përvojë e veçantë.

“Kjo është përvoja ime e parë në Tiranë. Për të qenë i sinqertë, jam i befasuar. Kryeqyteti i Shqipërisë është shumë i bukur. Njerëzit janë tepër miqësorë dhe bashkëpunues.”

“Është një përvojë shumë e mirë të jesh këtu, në këtë shesh plot histori, për të mësuar më shumë rreth politikës dhe historisë së Shqipërisë. Mendoj se është një mënyrë shumë e mirë për të njohur më nga afër kolegët tanë të ardhshëm në Bashkimin Europian”.

europa gazetarë samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025

Gjekmarkaj në forumin e Parlamentit Europian: Shqipëria ka bërë hapa pas në shtyllat që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale

18:55 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.