Tirana nuk përmbahet ndaj Kamzës. Skuadra e Adrian Memës tashmë mund të thuhet se është duke u futur ne shinat e duhura. Pas suksesit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin, sot ndaj Kamzës është parë në fushën e lojës një skuadër që ka bërë diferencën duke dhënë shenja se në pjesën e dytë të këtij sezoni ka mundësi për më shumë.
Kamza ka shënuar e para me anë të Plakut duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh. Në fraksionin e dytë, janë bardheblutë e Memës ata që marrin në dorë frenat e lojës duke shënuar plot katër gola. Fillimisht Edon Hasani, e më pas Ngo i kanë dhënë avantazhin bardhebluve. Sërish Hasani shënon golin e tretë dhe Doka të katërtin ndaj një Kamze të pafuqishme në fushën e lojës për të reaguar.
Për t’u theksuar fakti, se Kamza për më shumë se një pjesë loje ka luajtur me dhjetë futbollistë, pasi mbrojtësi Beqiri është ndëshkuar me karton të kuq.