Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Tirana pranon ekonominë me projektin ”Let’s Go Circular”

17:15 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 29 at 17.00.38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Tiranë në kuadër të Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Zhvillimin e Ekonomisë Qarkulluese, po ndërmerr hapa të rëndësishëm për transformimin e qytetit drejt një modeli më të qëndrueshëm. Në bashkëpunim me programin europian URBACT dhe qytete të tjera të BE-së, po zhvillohen projekte që synojnë promovimin e praktikave të reja për uljen e mbetjeve dhe përdorimin më efikas të burimeve.

Projekti “Let’s Go Circular” ka si qëllim krijimin e një platforme ku qytetarët, bizneset dhe organizatat mund të bashkëpunojnë për të hartuar dhe zbatuar strategji konkrete që mbështesin ekonominë qarkulluese. Më 25 nëntor 2024, në bibliotekën “Moikom Zeqo,” u mbajt takimi i pestë i grupit lokal Urbact, ku u diskutua mbi vizionin dhe objektivat kryesore të Planit të Veprimit për Ekonominë Qarkulluese.

Ky plan, i cili pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, përfshin minimizimin e paketimeve plastike dhe organizimin e eventeve të gjelbra si hapa të parë për transformimin e qytetit. Përveç hartimit të strategjive, projekti do të përqendrohet në testimin e veprimtarive pilot dhe monitorimin e rezultateve për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre.

Në bashkëpunim me partnerët lokal dhe ndërkombëtarë, Bashkia Tiranë synon të shndërrohet në një model suksesi për qytetet europiane, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë qytetarët.

Bashkia Tiranë Let’s Go Circular
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.