Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana pret në qershor ministerialin për Ukrainën

08:58 / May 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2972
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të jetë në qendër të diplomacisë rajonale në muajin qershor, kur do të mirëpresë një takim ministror të dedikuar për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë.

Kështu bën me dije ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se biseda u fokusua te situata në Ukrainë, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus dhe çështjet e sigurisë evropiane.

Ministri rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën “që nga dita e parë e agresionit rus” dhe angazhimin për të vijuar këtë mbështetje në mënyrë të palëkundur. Dy palët diskutuan gjithashtu edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ukrainës, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte pikërisht organizimi i ministerialit që do të mbahet në Tiranë në qershor, i cili pritet të mbledhë përfaqësues të lartë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Evropë.

Kujtojmë se më 28 shkurt 2024,kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”. Ky traktat i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Ministeriali qershor tirana Ukrainën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.