Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tirana rrëmben fitoren në derbi ndaj Partizanit dhe feston fitimin e titullit të 26-të në histori

21:14 / May 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj rivalit të saj të përjetshme, Partizanit duke u shpallur kështu kampione e Shqipërisë për të 26-tën herë në histori. Bardheblutë mposhtën me përmbysje 2-1 demat në një përballje të luftuar dhe plot emocion.

Në fakt, Partizani e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në minutën e shtatë me anë të Tedi Carës, i cili goditi jashtë kuadratit. Nuk vonoi shumë të zhbllokohej ndeshja, pasi Skuka me një roveshatë shtangu portierin Bekaj.

Festë e madhe te të kuqtë, por që nuk zgjati shumë. Taulant Seferi arriti ta barazonte ndeshjen pas shtatë minutash. Në fundin e pjesës së parë Skuka dhe Mala iu afruan golit të avantazhit, por nuk ia dolën dot.

Tirana e nisi në mënyrë fantastike pjesën e dytë, me Enur Totren që shtangu portierin Alban Hoxha. Në sulm Partizani më pas, me Skukën që goditi me kokë topin ngjitur me shtyllën.

Pak minuta më pas Hamiti dha një penallti, por VAR shpëtoi Tiranën. Në minutat në vazhdim pati luftë të fortë sportive dhe një gol të Seferit në pozicion jashtë loje, por jo ndryshim rezultati. Me këtë fitore Tirana kishte të drejtën të festonte titullin kampion.

Rezultati dhe golat:
Partizani-Tirana 1-2
Skuka 20’ / Seferi 27’, Totre 47’

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.