Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tiranasit dhe vlonjatët më të pasurit e Shqipërisë, kanë depozitat më të larta/frymë

08:30 / May 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiranacityview min
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emigrantë, apo dhe duke marrë të ardhura nga aktivitetet informale, që nuk janë të pakta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur, se në fund tëtremujorit të parë 2019, individët kishin të depozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 7.6 miliardë euro, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursimet e individëve në banka janërritur me gati 4%.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT, duke nxjerrë qytetet që kanë nivelin më të lartë tëdepozitave për frymë, në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Tirana, kryeqyteti qyteti ku jeton një e treta e popullsisë dhe ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve ka dhe nivelin më të lartë të depozitave për banor, me 3,086 euro depozita për banor. Tirana është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 5 mijë euro dhe që ka dhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar. Në vlerë absolute, banorët e Tiranës kanë në banka rreth 345 miliardë lekë kursime, ose 68% të depozitave në kryeqytet. Pjesa tjetër u përket kryesisht bizneseve, ku në kryeqytet janë të përqendruara gjysma e tyre.

Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,860 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Vlonjatët kanë arritur të kursejnë kaq shumë, ndonëse të ardhurat e tyre për frymë janë nën mesataren e vendit (Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Vlorë janë 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734). Edhe shpenzimet mujore për frymë të familjeve janë sa 66% e atyre të kryeqytetit. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Vlora është ndër qarqet me papunësinë më të lartë në vend, me 18.5% në fund të 2018-s, i dyti pas Lezhës. Ky kontrast i kursimeve të larta në raport me të ardhurat dhe papunësinë mund të shpjegohet me faktin që historikisht Vlora, për vetë pozicionin gjeografik, ka qenë një destinacion për trafiqet e paligjshme, që gjenerojnë të ardhura informale, si dhe me prurjet e emigrantëve. Në total, individët vlonjatë kanë në banka 67.8 miliardë lekë, duke u renditur të tretët në vlerë absolute pas Tiranës e Durrësit.

Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me 2,146 euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.

Në vend të katërt janë korçarët, që ndonëse shquhet si ekonomiqarë kanë arritur të kenë 1,914 euro depozitë për banornë fund të tremujorit të parë 2019. Korçarët janë kursimtarë dhe në shpenzimet mujore të familjeve, duke u renditur në tre qarqet që shpenzojnë më pak, së bashku me Elbasanin dhe Vlorën.

Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në 1,623 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet që raporton Banka e Shqipërisë renditen lezhjanët, me rreth 1,226 euro depozita.

Gjatë vitit të fundit (T I 2019/T I 2018), rritja më e madhe e depozitave të individëve në vlerë absolute është shënuar në Tiranë(+22 mld lekë), e ndjekur nga Durrësi (+3.1 miliardë lekë), ndërsa qyteti i vetëm që shënoi rënie ishte Fieri (-668 mln lekë)./Monitor

8DFF57F0 CA9C 4F32 BA00 62A2E498AA89

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.