Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ 10 persona vihen në pranga për vepra të ndryshme penale

10:21 / May 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 shtetas janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, shtetasi me iniicialet M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– K. L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– I. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas, me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se ka përfituar pajisje elektronike dhe aparate celulare, nga punonjësi i një subjekti privat në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa dritare alumini të një objekti privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Ç., 55 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– B. D., 27 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin L. D., 65 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– E. C., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– G. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.
—
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.