Një vajzë 19-vjeçare në Tiranë është raportuar e zhdukur nga babai i saj pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më në të. I shqetësuar për mungesën e të bijës, i ati ka bërë një kallëzim në rajonin e policisë.
Uniformat blu po punojnë për gjetjen e të resë.
“Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
