Kati i fundit i një pallati 12-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët. Policia bën të ditur se ka vetëm dëme materiale, pasi pallati ka qenë në ndërtim dhe nuk rrezikohen banesat përreth saj.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
