Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores në Tiranë. Deri më tani Veliaj ka marrë 53.1 përqind të votave, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 35.69 përqind të votave. Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues në Tiranë. Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kavajë dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.
Postime te ngjashme
Add A Comment
