Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tiranë/ Me armë në dorë të drejtuar nga gruaja dhe tre fëmijët, policia bën ndërhyrje të befasishme dhe…

11:42 / February 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parandalohet tragjedia në një familje në kryeqytet. 

Arrestohet 54-vjeçari Osman Memaj, i cili kercenoi me vrasje gruan dhe tre femijOsman Memajnt. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor “Befasia”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Sekuestrohen dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.