Një person është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj e të enjteje rreth orës orës 20:30, në Rrugën e Dibrës.
Blutë njoftojnë se i plagosuri, i identifikuar me inicialet G.K., ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.