Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Policia bllokon dhjetëra automjete dhe gjobit mijëra shoferë

12:32 / April 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kudjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës. Burimet policore bëjnë me dije se ditët e fundit, vëmendja është përqëndruar kryesisht në ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masave.

Gjithashtu, policia ka ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosin rripin e sigurimit apo që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Së fundmi, Policia ka bërë edhe bilancin e saj, ku njofton se 38 persona janë arrestuar, janë pezulluar 176 patenta, ndërsa ka vendosur mijëra gjoba.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara si dhe për ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin celularin  gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

  • Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
  • 38 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.
  • 176 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Janë vendosur 6,945 masa administrative, me një mesatare 992 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparatit celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.
  • Janë bllokuar 23 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
  • Janë hequr 2 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.