Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri brenda një lokali në Ndroq të Tiranës.
Policia është nisur për në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit që qarkullonte me një automjet tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë. Ai është identifikuar si Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku, me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (1 Dhjetor), rreth orës 15:30, afër lokal “Kështjellës”. Viktima është Alfred Dedja, banor i zonës, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit dhe u vu në ndjekje të tij.
Mesohet se viktima ka qenë në këmbë kur është qëlluar. Policia është vënë në ndjekje të Gjoshit, teksa po punon për të ngritur pistat rreth krimit të rëndë. Pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës.
“Rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
Autori tashmë i identifikuar, sipas të dhënave të para hetimore, është afruar me një makinë “Benz ML” me ngjyrë të zezë, teksa ka qëlluar viktimën Dedja me armë.
Ngjarja mund të cilësohet edhe si një atentat i mirëfilltë, teksa provat do të nxjerrin në pah më shumë detaje.