Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tiranë/ Studentët protestojnë për rritjen e çmimeve: Të përgjysmohen tarifat

11:57 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
univerasiteti proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Natyrës kanë vendosur t’i bashkohen protestës e cila ka nisur që prej disa ditësh kundër rritjes së çmimeve. Ata thonë se rritja e çmimeve ka shtuar shpenzimet edhe për ta, ndërsa i kërkojnë qeverisë të marrë disa masa. Një përfaqësi e studentëve thanë sot për mediat që studentët do të jenë masivisht në shesh dhe nga nesër do të nisë organizimi për të strukturuar dhe mobilizuar revoltën e tyre.

“Ne kemi qenë gjithë kohës në protestë. Përgjysmimi i tarifës së masterit sepse është tarifë e lartë. Përgjysmimi i saj do ishte ndihmesë e madhe për studentët. Mënyra si Rama u  drejtohet protestuesve kjo s’na demotivon përkundrazi na motivon .Të mos harrojmë se edhe ne studentëve na ka thënë ngelsa.  Ne do vazhdojmë edhe nëse ai nuk merr masa. Konviktet janë fasadë. Arsyja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e cmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët: E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit. Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat. Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit. Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve”, u shpreh një student.

“Tarifat tona janë të kripura, janë paralele me çmimin e naftës. Ne paguajmë tarifa në universitet sa çe kanë bërë naftën këto  tani. Qeveria duhet të zbatojë disa politika që do ua lehtësonin jetën njerëzve të këtij vendi. Kjo do ndihmonte shumë familje që kanë  studentë. Karta e studentit është skandal. Karta e studentit nuk shërben asgjë”, vijoi më tej një tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.