Takimi i parë i Asamblesë së shoqates “Tirona Intellectum” (TI) mblodhi përfaqësues të familjeve autoktone tironase: Toptani, Bogdani, Mulleti, Llagami, Zela, Tabaku, Arbana, Fagu, Fortuzi, Ypi, Jella, Farka, Vaqarri, Maci, Saraci, Dingu, Zajmi, Demneri, Konci, Kika, Kalaja, Kokonozi, Tafaj, Peza, Dedej, Alla, Qosja, Reci, Dervishi, Balla, Dimroci e Tafaruci. Përfaqësuesja e këtij komuniteti, Mirela Bogdani bën me dije se me rëndësi ishte ruajtja e asaj pjese të ngelur të trashëgimisë historike, kulturore dhe arkitekturore të Tiranës dhe të promovimit të identitetit dhe vlerave të komunitetit.
Asambleja aprovoi të mëposhtmet:
1.Kërkesë për ngritjen e një Muzeu të Tiranës, drejtuar autoriteteve qendrore dhe lokale (Tirana është ndoshta kryeqyteti i vetëm në Europë pa një muze të tillë).
- Simpozium shkencor për figurën e Esat Pashë Toptanit.
- Rishkruajtja e historisë së Tiranës me vertetesi shkencore dhe përfshirja në tekstet shkollore.
- Simpozium shkencor për figurën e Qazim Mulletit. Dy simpozimet janë në kontekstin e një prej misioneve të TI për ringritjen dhe rivlerësimin e figurave historiko-patriotike tironase, të përbaltura dhe zhdukura nga histografia komuniste.