Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qazim Mulleti kthehet në Tiranë

12:24 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1692868166xqazim mulleti 587
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Roland Qafoku

Një lajm i mirë vjen nga familja Mulleti. Më 28 gusht, ditën kur mbushen 56 vjet nga vdekja e tij, do të zhvillohet ceremonia e kthimit në Tiranë nga Italia të eshtrave të Qazim Mulletit, një nga personazhet më interesante, por edhe më të diskutura të historisë së kryeqytetit dhe Shqipërisë.

Në një shkrim që unë publikova më 6 dhjetor 2021 me titull “Qazim Mulleti i gënjeshtërt dhe Qazim Mulleti i vërtetë”, përpos pasqyrimit të kontradiktave që e kanë shoqëruar kryebashkiakun dhe prefektin e dikurshëm të Tiranës, bëra një thirrje publike që është minimum që ai të kishte një varr në Tiranën e tij dhe sot gëzohem që kjo u realizua.

Sigurisht që edhe më parë por edhe më pas kanë qenë edhe të tjerë që e kanë hedhur këtë si ide. Por sa keq më ka ardhur që edhe pse I tretuir atje në avrr, figura e tij kishte ose armiq ekstremë ose miq po aq esktremë. Sot kjo gjë ka marrë fund dhe falë pasardhësve të tij që duhet të përshëndeten për këtë akt, eshtrat e Qazim Mulletit do jetë në një nga varrezat e Tiranës.

Le të jetë ky një lajm shumë i mirë që pas 33 vjetësh nga rërzimi I komunzimit në Shqipëri nuk ka më komplekse dhe eshtrat a e atyre shqiptarëve që dhanë për këtë vend por u denigrun dhe u përçudnuan, të paktën të kenë një varr në atedhun e tyre. Aradha e atyre që prehen më në fund në atdhe si Ahmet Zogu, Mitat Frashëri, Abaz Kupi, Ali Këlcyra dhe tashmë edhe të Qazim Mulletit të vijojë me emra të tjerë të asaj liste të zezë si Fan Noli, Mehdi Frashëri, Turhan Pashë Përmeti, Rexhep Mitrovica, Fiqri Dine, Shefqet Vërlaci e deri te Esat Pashë Toptani. Të gjithë këta ishin kryeministra të Shqipërisë.

Në background-in e tyre asnjëri nu është qelibar. Të gjithë, pa asnjë përjashtim, kanë nga një mëkat në jetën e tyre. Por, për vetëm për faktin që kanë drejtuar Shqipërinë, të dy metër varr në atdheun e tyre e meritojnë ama. Për të mos vijuar me ata kryeministra që nuk kanë fare varr sepse u janë zhdukur eshtrat si: Iljaz Vrion, Idhomen Kosturi, Xhaferr Ypi, Kostaq Kotta, Eqrem Libohova dhe Maliq Bushati. Eshtrat e Qazim Mulletit po mbërrijnë. Të presim edhe për të tjerët.

Qazim Mulleti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.