Një tjetër autobuz në Tiranë është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së ‘Misto Mames, ndërsa bëhet fjalë për autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio i cili ka devijuar sipër trafik ndarëses dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.
Për fat të mirë nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
