Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tjetër fitore për konservatorët e Kancelares Merkel

23:44 / June 6, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1589545541 bundeskanzlerinangelamerkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel kapërcyen me sukses një sfidë zgjedhore përballë ekstremit të djathtë në votimet e së dielës në landin Saksoni-Anhalt.

Këto zgjedhje shihen si sprova e fundit madhore para votimeve kombëtare në shtator.

Parashikimet nga portali mediatik publik ARD flasin për epërsi të Unionit Kristian Demokrat të zonjës Merkel, me një rezultat të pritshëm prej 36% të votës, ose 6% më të lartë se pesë vjet më parë në këtë land me 2.2 milionë banorë.

Alternativa për Gjermaninë, apo AfD, siç njihet kjo forcë politike e ekstremit të djathtë pritet të marrë 22.5% të votës, gjë që përfaqëson një rënie të ulët krahasuar me 2016.

Megjithëse zgjedhjet në landet individuale diktohen shpesh nga tema lokale, ato janë njëkohësisht edhe një paralajmërues i rëndësishëm i prirjes për zgjedhjet kombëtare. Një fitore e qartë e Bashkimit Kristian Demokrat do të shihej si sinjal se udhëheqësi i saj i ri, Armin Laschet, mund të shpresojë për përkrahje si nga konservatorët, ashtu edhe nga forcat e qendrës në përpjekje për të mbajtur pushtetin edhe pas largimit të zonjës Merkel nga posti i kancelares.

fitore kancelares merkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.