Një tjetër rast dhune në familje është denoncuar këtë të premte. Një 50-vjeçar është arrestuar në fshatin Toplane, pasi dhunonte gruan dhe katër fëmijët e tij të mitur. Mësohet se së fundmi 50-vjeçari P. L i ka kërcënuar se do i vriste me thikë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tjetër rast dhune në familje! 50-vjeçari dhunon gruan dhe katër fëmijët. I kanos me thikë dhe sëpatë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment