Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri janë kryer 1398 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
83 raste në Tiranë,
29 në Fier,
27 në Durrës,
20 në Shkodër,
14 në Korçë,
12 në Berat,
11 në Elbasan,
8 në Mirditë,
7 në Lushnje,
6 në Tropojë,
nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,
nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
