Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tjetër taksë mbi naftën

20:31 / July 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburant15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Aktualisht rezerva e sigurisë së karburanteve mbahet nga vetë kompanitë private. Sipas ligjit, çdo kompani që tregton karburant është e detyruar të mbajë rezervë sa 3 muaj shitje, që për vitin e kaluar ishte 218 mijë tonë. Por drafti i ri i qeverisë e ndryshon tërësisht skemën duke ja kaluar krijimin dhe mbajtjen e rezervës së karburanteve shtetit.

Agjencia shteterorë e rezervës do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë fizike në depozita, që mund të ndërtohen nga shteti ose të merren me qera. Paratë për karburantit, depozitat, por edhe shpenzimet administrative të agjencisë do të sigurohen nga një tarifë e re mbi naftën dhe benzinën, e cila pritet të jetë 2 lekë për çdo litër ose rreth 20 euro për tonë.

Vetë qeveria pretendon se ky ndryshim nuk krijon kosto të re për qytetarët, pasi zhvendosja e rezervës në shtet do të lehtësojë kompanitë nga kostot, që ato kanë sot nga mbajtja e rezervës vetë. Por tregtarët e karburanteve pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre, aktualisht mbajtja e rezervës nuk krijon asnjë kosto, pasi garantohet nga furnitorët e tyre të importit.

Përtej këtij debati, zhvendosja e rezervës në shtet ka dhe disa riqe të tjera, që lidhen me çmimin. Karburantet janë një produkt që skadojnë dhe herë pas here agjencisë do i duhet të blejë edhe të shesë duke e vënë buxhetin e saj përballë riskut të ndryshimit të çmimeve. Bëhet fjalë për humbje, të cilat mund të jenë edhe të kosniderueshme, në miliona euro. Këto do të paguhen nga qytetarët përmes tarifës së re të naftës, e cila është taksa e tetë që qeveria ngarkon mbi karburantet.(TCH)

karburant
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.