Një tjetër tërmet ka goditur Greqinl në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave greke, tërmeti ishte me magnitudë 3.9 Rihter dhe është shënuar në ishullin e Kretës.
Raportohet se epiqendra e tij ishte 44 kilometra në jug të Kassos dhe thellësia ishte 11.9 kilometra.
Greqia njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik ndërsa javët e fundit po lëkundet vazhdimisht nga tërmeti, kryesisht në ishujt e saj, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.
