Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu referuar të dhënave të BERZH, e cila parashikon një tukrrje me 9% të ekonomisë shqiptare shkruan se kryeminsitri zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset.
Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.
