Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tokio shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Lojërat Olimpike mund të zhvillohen pa tifozë

14:27 / July 8, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojra olimpike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet japoneze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio pas një vale tjetër të koronavirusit, me masat që do të hyjnë në fuqi të hënën, dhe do të vazhdojnë deri në 22 gusht, dy javë pas përfundimit të Olimpiadës.

Japonia është në pozitë të vështirë, pasi vetëm 7% e qytetarëve janë vaksinuar, në krahasim me rreth 25 për qind në vendet e tjera të zhvilluara. Shefi ekzekutiv i Lojrave Olimpike, Toshiro Muto, kishte parashikuar që të kishte të paktën 50% tifozë nëpër impiante, me limit deri në 10, 000 spektatorë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se edhe ky numër i kufizuar publiku nuk duhet të jetë në gara pas orës 21:00, duke e bërë më pak të mundshme praninë e tifozëve. Kryekëshilltari japonez për koronavirusin, Shigeru Omi, këshillon se është më mirë që Lojërat të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Qeveria qendrore dhe pushteti vendor është në pozitë të vështirë sepse opinioni publik japonez është kundër mbajtjes së Olimpiadës, jo vetëm kundër pranisë së tifozëve.  Mungesa e tifozëve pritet të rrisë kostot për organizatorët, sepse nuk mund të merren të ardhura nga biletat, ndërsa shpenzimet janë tepër të larta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.