Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tom Doshi dhe Lefter Koka djemtë “problematikë” të Kuvendit, Ruçi u mban pagat. Në listë edhe një grua

20:05 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shameti Dora Tom Doshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se pjesëmarrja në komisionet parlamentare dhe në seanca plenare, për një pjesë të të zgjedhurve aktualë në Kuvend duket se rëndësi ka vetëm statusi i “deputetit”. Nga dokumenti i siguruar nga tirananews.al, janë mjaft deputetë të cilët nuk marrin pjesë as në punimet e komisioneve parlamentare ku diskutohen projektligjet, dhe as në seanca plenare ku merret vendimmarrja për nismat që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët e tyre.

Sipas këtij dokumenti, rezulton se Lefter Koka dhe Tom Doshi janë dy prej deputetëve më “problematikë” në Kuvend, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi që t’ju mbajë një pjesë të konsiderueshme nga paga “modeste” e deputetit për ta. Rezulton se Lefter Koka në shtator ka bërë 7 mungesa duke u penalizuar me 37.6 mijë lekë, ndërsa Tom Doshi me 4 mungesa duke iu hequr  21.5492 lekë. Në shtator kanë bërë mungesa të shumta edhe Damian Gjiknuri, Fatmir Velaj, Gjetan Gjetani, Amra Barova dhe Alban Zeneli. Ndërsa në gusht nuk ka pasur asnjë penalizim, pasi si muaj i plotë pushimesh, paga u është llogaritur e plotë. Edhe në korrik ka pasur mungesa si Tom Doshi ashtu edhe Lefter Koka. Doshi ka bërë 10 mungesa duke iu zbritur paga me 53 730 lekë të rinj, ndërsa Koka ka bërë vetëm 4 mungesa. Këtë muaj kanë bërë mungesa të shumta edhe Andi Përmeti 9, dhe Elda Hoti që u janë mbajtur nga  48 357 lekë. / tirananews.al

tom doshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.