Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Top Channel paralajmëron “shkarkimin” e Rejas

21:03 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 a0a3887d047420129d446341ac784f92
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Xhani De Biasit, i cili arriti të çojë përfaqësuesen shqiptare në finalet e kampionatit europian të Francë 2016-n, Edoardo Reja është padyshim trajneri që e do dhe e duan më tepër shqiptarët. Ose të paktën e donin, deri përpara dy ndeshjeve të fundit.

Me 1355 ditë në krye të pankinës kuqezi, italiani 76-vjeçar ka provuar 53 lojtarë, për të mbërritur sot tek emra që për shumë njerëz janë ndër emrat më cilësorë që ekipi ynë përfaqësues ka pasur vitet e fundit. Edi Reja e arriti dhe një sukses. Vendin e parë në grupin e shkuar në Nations League, ç’ka mundësoi edhe futjen e kombëtares në ligën B. Por pikërisht këtu u zbulua problemi Reja. Ai ngriti një skuadër, që sot është më e madhe se ai vetë.

Mjafton të përmendësh që 11-tëshja jonë e këtyre ditëve aktivizohet në klube të Serisë A, Premier League apo kampionate të tjera, që lojtarët shqiptarë marrin pjesë në Champions League, apo fitojnë trofe europian si Max Kumbulla, që më pas të kuptosh frustrimin e tifozëve kur barazojmë kur duhet të fitojme si ndaj Islandës, apo humbim në mënyre të pafalshme ndaj modesteve te Izraelit.

Fitimi i grupit në edicionin e shkuar të Ligës së Kombeve, apo thyerja e rekordit të De Biasit me 15 pikët e grumbulluara një më tepër se pikët që na kualifikuan në europian, e bën më të dashurin, por fatkeqësisht jo të pazëvendësueshëm, flokëbardhin Edi Reja.

Dashuria e shqiptarëve ndaj tij trajnerit me mbi 1000 ndeshje në karrierë, nisi si e përkohshme, me kontratën 6 mujore të vitit 2019, e rikonfirmuar edhe me të paktën 2 dy vite të tjera, por sot gjërat duken ndryshe.

Kontrata aktuale e 76-vjeçarit të kombëtares skadon në nëntor të këtij viti, dhe dy ndeshjet e fundit të kontratës së tij do jenë në shtator, në Ligën e Kombeve me Izraelin në transfertë dhe Islandën në Tiranë. Ndoshta zgjidhjen më të mirë e ofrojnë rrethanat. një ndarje e butë me trajnerin që e deshi shumë Shqipërinë, në fund të kontratës së tij. Me kushtin që në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës, në tribunën VIP, të jetë dhe trajneri i ardhshëm i Shqipërisë. Paradoksalisht ashtu si Edi Reja komentonte ndeshjen e fundit të Panucit ndaj Turqisë në “Loro Borici” të Shkodrës…(TCH)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.