Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot se është i vendosur ka këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha Kryedemokrati Lulzim Basha, pak para fillimit të mbledhjes së kryesinë e grupit parlamentar të PD.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Ajo shkruan se këtë deklaratë e ka shkruar vetë kryeministri Rama.
“Deklarata e nates ka vetem emrin e Lulzimit. Ate ia ka shkruar Edi Rama”, shkruan Topalli.
