Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Topalli kap mat kandidatin e Bashës në emision: S’më bëjnë përshtypje fjalët e tua, nuk ke asnjë kontribut në PD!

22:00 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është përfshirë në një debat të fortë me kandidatin e PD-së Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”.

Ajo i ka thënë Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontribut në PD, ndaj fjalët e tij nuk i interesojnë.

Sipas saj, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, por në studio shfaqej si analist.

Pjesë nga debati:

Topalli: Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i kandidatëve të Bashës nuk është Edi Rama, por Jozefina Topalli. Janë detyruar të thonë se Jozefina është e shitur te Rama, po dëmton PD-në. Agroni ka kohë që e bën, para se të siguronte mandatin e deputetit në Lezhë.

Agron i dashur, mua nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që nuk ka asnjë kontribut në PD. Të më thuash mua se nuk sulmoj Edi Raman, më vjen për të qeshur se jeni me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat më të rënda.

Gjekmarkaj: Unë kam folur më shumë se ju. Respekti personal nuk më lejon që ta kaloj etikën por nuk më pengon të them disa të vërteta. Nuk besoj se keni një staturë kaq të madhe për të folur mbi raportet e mia me Bashën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.