Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli për arrestimin e Ilir Metës/ “Turp për shoqërinë tonë”

21:15 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka komentuar mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta. Gjatë intervistës për Klan News, Topalli është shprehur se mënyra se si është arrestuar Meta është një turp për shoqërinë tonë dhe një shfaqje e shëmtuar.

Besard Jacaj: Më 21 Tetor u arrestua ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ju çfarë ndjesie kishit kur patë atë moment të arrestimit?

Jozefina Topalli: Mënyra e arrestimit është një turp për shoqërinë tonë. Është gjëja më e shëmtuar mënyra e arrestimit. Unë jam për një luftë të ashpër kundër korrupsionit, por jo me seleksionim dhe jo me targetim politik, por mënyra si është arrestuar, ajo ndodh në vende si Ekuadori, vende që ka kartele droge… Është një shfaqje e shëmtuar.

Topalli ka komentuar edhe arrestimin e Berishës për rreth 1 vit teksa thotë se ta mbash ish-Kryeministrin nën arrest pa asnjë akuzë për 333 ditë është një njollë e kësaj periudhe.

Jozefina Topalli: Por kam edhe një gjë tjetër. Ne si Shqipëri kemi një histori të dhimbshme. Ne të gjithë firmëtarët e pavarësisë i kemi, ose të pushkatuar, ose të arrestuar. Në ditët e sotme si një vend i NATO-s, të arrestosh ish-Kryeministrin, ish-Presidentin pa akuzë dhe ta mbash nën arrest për 333 ditë siç ka ndodhur me rastin e Berishës, është një njollë e kësaj periudhe.

arrestimi metes Topalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.