Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Topi: Çorbën që Berisha bëri në 2008, po e ha sot Basha

18:16 / May 2, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BAMIR TOPI1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në 5-vjetorin e themelimit të partisë deklaroi se shteti është në ditën më të zezë të tij.

“Situata politike totalisht e destabilizuar. Kemi dialog politik inekzistent, situata politike në Shqipëri sa vjen dhe dramatizohet. Shteti është në ditën më të zezë të tij, por ndihem i lumtur dhe i qetë që Shqipëria ka Presidentin e ri, të cilit i uroj suksese, pasi është institucioni i Shqipërisë, nuk futem në mënyrën si u zgjodh.”

Duke u ndaluar te ndryshimet Kushtetuese të 2008, Topi tha se ‘çorbën’ që Berisha gatoi, po e ha sot Basha me garuzhde.

Ish-Presidenti deklaroi se nuk u fut në listat e kandidatëve, pasi partia nuk është në interes të kryetarit, ndërsa i’u përgjigj edhe akuzave të Bashës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Sot e kam një koment për atë çka kryetari i opozitës, në qoftë se është, uroj që të jetë, si akuzë se përse FRD futet në zgjedhje.

FRD më shumë se cdo forcë, e pakushtëzuar duke respektuar të drejtën për garë, pavarësisht se FRD po ti referohemi rezultatit të 2013 ka qenë forca më e masakruar dhe nga kush?

Nga të dy palët dhe më tepër nga ata që sot janë në çadër. Ata vazhdojnë që të ndjejnë alibi sikur janë të persekutuar.

Me Zotin Basha kam qenë i kujdesshëm, pasi kam qenë duke ligjëruar në 2005 kur shikoja një të ri që më dëgjonte më vëmendje, pyeta se kush ishte, më thanë që është një prurje e re.

Kam pasur një shpresë shumë të madhe, profil perëndimor, së paku do të bëhej krah për linjën e moderuar, çudi e madhe është, dy njerëz kam parë që kanë pësuar metamorfozë me artikulimin politik dhe gjestet, Bashën dhe shefin e tij.

Duhet të organizohej e djathta, do ishte fatalitet që në parlament të kishim një parti socialiste të fortë dhe një opozitë po të majtë.

Listat i kam firmosur vetë, por me koshiencë të plotë, partia nuk është në interes të kryetarit. Unë do të jem në krye të fushatës, në Tiranë shumë fortë, por edhe në qytetet e tjera” përfundoi ai./TiranaNews/

Basha FRD TOPI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël

22:39 / November 17, 2025

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:39 / November 17, 2025

Përfundon Unaza e Poshtme e qytetit të Burrelit, gati të hapet për qarkullimin e automjeteve

21:20 / November 17, 2025

Taulant Balla: Berisha ia doli ta fundosë PD në shoqatë!

20:20 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.