Elisa Spiropali ministre e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare në studion e “ABC News” ka folur për ngërçin politik. Spiropali u shpreh se tashmë është detyrë e opozitës që të marrë vendimet që i takojnë, pasi sipas ministres mazhoranca i ka realizuar detyrimet e saj.

Për ministren e Shtetit për Marrëdhënie Parlamentare tashmë “topi” siç ajo e quan për Reformën Zgjedhore është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ndërsa theksoi: “Jemi në pikën ku Basha duhet të zgjedhë babain ose Europën”.

“Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo”, u shpreh ajo.

Më tej ajo shtoi së tashmë nuk duhet humbur më kohë dhe se mazhoranca ka dëshmuar vullnetin politik për ta kapërcyer ngërçin politik.

“Në këtë pikë nuk janë ata që i vendosin rregullat , nuk mund të marrin peng reformën Zgjedhore. Ne do të përmbushim detyrimin tonë përpara BE dhe partnerëve tanë. Në rast se Basha do të luaje ngushtë në partinë e tij , apo në rast se Basha nuk emancipohet nga dhuna e kryetarit të vërtetë, ky nuk është problemi ynë”, theksoi Spiropali.

Ndër të tjera shtoi: Evropë do të thotë drejtësi, të marrësh pjesë në procese nuk janë zotër, por përgjegjës. Ne kemi dëshmuar që kemi vullnetin politik për ta kapërcyer këtë ngërç politik. Dështimin e opozitës nuk mund t’ja faturojmë shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here