Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Torino/ Vidhen bizhuteri me vlerë 1 milion euro për 4 minuta! Hajdutët marrin me vete diamantë, smeraldë e orë

17:42 / June 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
casa daste santagostino torino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër minuta mjaftuan për të kryer një vjedhje prej një milioni eurosh. Një grup hajdutësh, në mesnatën ndërmjet së shtunës dhe së dielës, 7 qershor, vodhën selinë e shtëpisë së ankandeve Sant’Agostino në Torino, në Corso Tassoni. Vjedhja, e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndodhi rreth orës 4:20. Për ngjarjen po zhvillohen hetime nga karabinierët, që punojnë për të identifikuar autorët.

Të martën, 9 qershor, dhe të mërkurën, 10 qershor, ishte planifikuar një ankand që do të festonte “elegancën e përjetshme të bizhuterive të autorit dhe të prodhimeve të larta italiane dhe evropiane”. Ndër të çmuarat që do të dilnin në ankand ishin diamante, smeralde, safirë dhe rubinë. Në plaçkën e hajdutëve përfshihet një unazë me smerald kolumbian afër 4 karatë, shoqëruar nga dy diamante me prerje gjysmë-hëne, një palë vathë të firmës Cantamessa, prej ari të bardhë në formë luleje, me diamante dhe një spilë nga vitet ’60, prej ari të verdhë dhe të bardhë.

Por edhe një bizhuteri e rrallë e shekullit të 20-të, një qafore e hollë gjysmë e fortë e firmës Bondanza, prej floriri me elemente gjeometrike dhe linja të prera në platin, një shembull dallues i dizajnit modern italian. Ndër të çmuarat e vjedhura ishte edhe një kutie e rrallë franceze prej ari të verdhë, datuar rreth 1780-1790, e realizuar në kohën e Luigi XV, e dekoruar me motive kandeliere dhe elemente floristike në smalt blu, me rëndësi të sigurt për koleksionistët, aq sa kishte kaluar më parë edhe në koleksionin Açorsi.

Përveç bizhuterive, janë marrë edhe shumë orë të vjetra të firmave historike që kanë shënuar faqe të rëndësishme të historisë së shekullit të XX si Rolex, Vacheron, dhe modele të tjera të çmuara, të përzgjedhura me kujdes nga ekspertët e shtëpisë së ankandeve për cilësinë, rrallësinë dhe gjendjen e tyre.

“Ishte tronditëse të shihja pamjet e vjedhjes”, rrëfen Vanessa Carioggia, pronare e shtëpisë së ankandeve. “Hajdutët hynë me fytyrën të mbuluar, duke thyer sistemet e sigurisë, dhe ndërsa alarmi po tingëllonte, brenda vetëm katër minutash shkuan drejt xhamave. Të armatosur me shkopinj dhe gur fresibël, ata morën gjithçka mundën duke u larguar menjëherë. Karabinierët, të cilëve u jam mirënjohëse, ndërhynë në kohë rekord: arritën në orën 4:29, por hajdutët nuk ishin më aty.”

bizhuteri diamante hajdute TORINO Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.