Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Torturat që Enkelejda Danaj përjetoi në duart e të shoqit, flet i vëllai: I futi kokën në zbardhues

13:34 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkeleda danaj vrasje greqi4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejda Danajt, 40-vjeçares e cila u godit mbi 10 herë me thikë nga i shoqi, do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme (18 Maj) në Shqipëri.

Vëllai i viktimës, e cila u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm (16 Maj) në afërsi të banesës në Menidi teksa ishte nisur për punë, ka treguar torturat që ka përjetuar e motra në duart e bashkëshortit, Eduart Danaj.

Ai ka treguar për protothema.gr, se kur Enkelejda Danaj ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, i shoqi i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte tre denoncime, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i ka futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon vëllai i 40-vjeçares për protothema.gr.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ishte alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.

Ai foli edhe për të motrën teksa u shpreh se: “Ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve gjithmonë buzëqeshte”.

Enkelejda Danajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.