Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Torturuan dhe dogjën të gjallë menaxherin e fabrikës për blasfemi, 6 dënohen me vdekje, 7 me burgim të përjetshëm

22:35 / April 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Justice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Lahore ka dënuar me vdekje gjashtë persona të shpallur fajtorë për torturimin dhe djegien e drejtorit të një fabrike tekstile, të cilin e akuzuan për “blasfemi”. Qindra punëtorë të zemëruar në qytetin lindor pakistanez të Sialkot torturuan dhe dogjën Priyantha Kumaran, menaxheri i përgjithshëm i uzinës Rajco në Sri Lanka, dhjetorin e kaluar. 

Sipas policisë, akuza për blasfemi, e cila iu drejtua nga turma, lidhej me heqjen e një posteri me tekste islamike. Në videot e marra me celularë, turma e ndjek viktimën në një çati dhe më pas sulmuesit e rrahin, e tërheqin zvarrë në rrugë, e zhveshin lakuriq dhe i vënë zjarrin.  Autorët largojnë një burrë që tentoi ta ndihmonte.

Gjykata e Kundër Terrorizmit në Lahore, e cila u mblodh brenda një burgu të sigurisë së lartë, dënoi gjithashtu 7 nga të akuzuarit me burgim të përjetshëm, ndërsa 76 të tjerët janë dënuar me dy vite burg.  Numri i përgjithshëm i të pandehurve ishte 89. Nëntë nga të pandehurit janë të mitur.

Megjithëse gjykatat pakistaneze vazhdojnë të vendosin dënimin me vdekje, ai rrallë zbatohet, pasi mund të shfuqizohet në bazë të reformave që promovohen dhe lidhen me një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

denim djegie Torture
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.