Nesër do të mbahet një nga eventet më të madha futbollistike të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë, pasi në “Air Albania” do të luhet edhe finalja e Conference League duke nisur që nga ora 21:00.
Në të do të ndeshen Feynord kundër Romës ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Kjo përballje pritet të dhurojë emocione të mëdha me skuadrat që kërkojnë edhe trofeun e lavdishëm.
Për të mbështetur skuadrat sigurisht në “Air Albania” do të zbarkojnë edhe ish-lojtarë të ekipeve respektive dhe një ndër to është edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, i cili ka folur për mediat, teksa ka konfirmuar se në Tiranë do të jetë padiskutim në mbështetje të Romës.
“Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën”, ka deklaruar Totti.
