Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafik emigrantësh/ 3 persona vihen në pranga dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim

10:08 / March 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rruge 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë finalizuar me sukses 2 operacione të tjera kundër trafikut të emigrantëve të huaj në vendin tonë. Nga këto operacione, policia ka vënë 3 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

U sekuestruan gjithashtu si provë materiale edhe automjetet dhe aparatët celularë që përdoreshin nga trafikantët për të bërë të mundur zbulimin e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

“Finalizohen me sukses dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 4” dhe “ROAD GUARD 5”. Goditen brenda disa orësh, dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.  Sekuestrohen dy automjete dhe tre aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, po nga këto struktura, pas një pune të mirorganizuar u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 5”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 29 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.