Kulmi i sezonit turistik ka sjellë bllokim total të trafikut në Vlorë. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, rruga Transballkanike në Vlorë ishte në koas të plotë nga numri i lartë i automjeteve.
Në qytetet bregdetare dhe turistike si Vlora, trafiku i rënduar është mëse i zakonshëm. Numri i vizitorëve dhe automjeteve rritet në këto periudhë, duke shkaktuar ngarkesë të lartë në rrugë dhe infrastrukturë.
Në Vlorë, zonat qendrore, bregdeti dhe rrugët kryesore janë më të prekurat nga trafiku i rënduar.

