Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafik i rënduar, policia: Shkak punimet në autostradë

17:16 / December 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1735312482xok kr trafiku tirane frame 880 208
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë muajit dhjetor, trafiku në Tiranë bëhet edhe më i rënduar. Kjo për shkak se edhe një numër i lart i emigrantëve vijnë në Shqipëri për festat. Jetnor Shira, shefi i trafikut urban për Tiranën rendit një sërë arsyesh që bëjnë që kryeqyteti të ketë trafik të rënduar në orë të ndryshme të ditës.

“Edhe këtë vit ka një shtim fluksi, ndoshta më tepër edhe për kantieret e ndërtimit, siç është pjesa e kantierit të ndërtimit nga mbikalimi i Casa Italias deri në mbikalimin e rrugës interurbane Kashar-Thumanë dhe pjesën e vazhdimit të segmentit të Unazës nga ish-sheshi Shqiponja në drejtim të Paskuqanit, e cila ka bërë të devijohet pjesa e trafikut të rruga Dritan Hoxha.

Kemi shtim fluksi te pjesa e 5 Majit, qendrave tregtare dhe në pjesën e mbrëmjes, shtimi i fluksit përqendrohet në pjesën e qendrës. Duke qenë se është ambient festiv, të gjithë kanë synimin për të festuar në qendër. Duke qenë se i vetmi parkim nëntokësore te shesh banka nuk e përballon dot fluksin, detyrohen që të vijnë rrotull në pjesën e sheshit derisa të gjejnë parkim”, tha për A2 CNN, shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira.

Shira thotë se në jo pak raste, shtim të trafikut bëjnë edhe drejtuesit e mjeteve që në rrugë bëjnë parkime dyshe. “Patjetër që janë problem për trafikun dhe herë pas here njësitë tregtare, pjesa e Myslym Shyrit, Mine Peza, 5 Maji, ku janë të përqendruar dhe njësitë tregtare. Por që ka një fluks të shtuar qoftë edhe nga rrethet që vijën në Tiranë”, u shpreh Shira më tej.

Tirane trafik]
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.