GJKKO ka lënë në fuqi dënimet për të arrestuarit e operacionit ‘Limit’. Nga operacioni “Limit” i kryer në shtator të vitit 2019, mbetën të arrestuar 21 persona për shitje dhe trafik lëndësh narkotike në vendet e BE-së.
Pas arrestimeve në 2019, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.
Të dënuarit:
Sokol Mërsini dënohet me 10 vite burg
Andrea Caca dënohet me 9.4 vite burg
Besjan Zeneli dënohet me 8 vite burg
Bilbil Shqalsi dënohet me 8 vite burg
Eljon Jaho dënohet me 8 vite burg
Emiljano Kalemi dënoeht me 8 vite burg
Enkeledi Sadik dënohet me 8 vite burg
Kristo Çobaj dënohet me 8 vite burg
Aleksandër Pepi dënohet me 8 vite burg
Festim Corbaxhi dënohet me 8 vite burg
Hysni Sadiku dënohet me 6 vite burg
Bektash Zeneli dënohet me 6 vite burg
Gjergji Muke dënohet me 3.4 vite burg
Romeo Tare dënohet me 3.4 vite burg
Rexhep Pipeku dënohet me 8 vite burg
